Ky modul përmban statistika zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (Regjistrimi, Anketimi i Fuqisë Punëtore), Agjencia e Punësimit (papunësia e regjistruar), Administrata Tatimore (të regjistruarit të punësuar, bizneset), Agjencia e Regjistrit Civil (popullsia që largohet nga fuqia puntore +65), fondi pensional (popullsia që hyn në fondin e pensioneve). Vlerat e paraqitura i referohen punësimit dhe papunësisë së matur bazuar në të dhënat administrative nga sistemet ekzistuese të institucioneve të lartëcekura, dhe këto vlera nuk do të jenë drejtpërdrejt të krahasueshme, ose plotësisht në përputhje me të dhënat për punësimin dhe papunësinë të marrë nga Anketa e Fuqisë Punëtore, që bëhet sipas metodologjisë së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe shërben si një burim për krahasime me statistika ndërkombëtare.